Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik

Ligji Nr. 02/L-133

PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT
NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK

Kuvendi i Kosovës,
Në bazë të kreut 9.1.26, pika (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të
përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9, datë 15 maj 2001) dhe me
qëllim të rregullimit të konfliktit të interesit publik e atij privat të ushtruesve të
funksioneve publike,

Miraton këtë:
LIGJ PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT
NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK

Neni 1

Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është parandalimi i konfliktit ndërmjet interesit publikë dhe interesit
privatë të zyrtarit në ushtrimin e funksionit publik.

Neni 2
Objekti
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave, subjekteve, përgjegjësive dhe
kompetencave për identifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve të konfliktit të interesit
publik dhe interesit privat të zyrtarit gjatë ushtrimit të funksionit publik.

Neni 3
Fushëveprimi i ligjit
Dispozitat e këtij ligji përcaktojnë rregulla të detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo zyrtar,
kur ai merr pjesë drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthortë, në një vendimmarrje gjatë
ushtrimit të funksionit publik.

Neni 4
Përkufizimet
Për nevojat dhe qëllimin e këtij ligji përkufizimet e mëposhtme kanë këtë kuptim:
“Interes publik” nënkupton besimin dhe pritjen e publikut për sa i përket vendimmarrjes
së paanshme dhe të drejtë të zyrtarëve në ushtrimin e funksionit publik.
“Interes privat” nënkuptojmë, interesin privat pasuror ose personal jo pasuror të zyrtarit
që mund të ndikojnë në vullnetin e tij në vendimmarrje gjatë ushtrimit të funksionit
publik.
“Konflikt i interesit” nënkuptojmë konfliktin e interesit publik dhe interesit privat të
zyrtarit në kuptim të nenit 7 të këtij ligji.
“Person i afërt” është çdo person fizik ose juridik, i cili ka pasur ose ka lidhje interesi,
pasurore ose personale jo pasurore, me zyrtarin sipas nenit 6 të këtij ligji.
“Zyrtar” për nevojat e këtij ligji nënkuptojmë personat sipas nenit 5 të këtij ligji.
“Agjencion” nënkupton Agjencionin Kosovar i Antikorrupsionit, themeluar me Ligjin
nr. 2004/34 kundër korrupsionit (shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2005/26, datë
12.05.2005).

Neni 5
Zyrtari
Zyrtar në kuptim të këtij ligji janë këta ushtrues të funksionit publik:
i. Kryetari i Kuvendit dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës;
ii. Të gjithë ushtruesit e funksioneve publike të emëruar nga Kuvendi i Kosovës, që nuk
përmenden shprehimisht në nenin 5 të këtij ligji;
iii. Kryetari i Kosovës;
iv. Të gjithë ushtruesit e funksioneve publike të emëruar nga Kryetari i Kosovës, që
nuk përmenden shprehimisht në nenin 5 të këtij ligji;
v. Kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së
Kosovës;
vi. Të gjithë ushtruesit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria, Kryeministri dhe
ministrat e Qeverisë së Kosovës, që nuk përmenden shprehimisht në nenin 5 të këtij
ligji;
vii. Kryetarët dhe gjyqtarët e gjykatave të të gjitha niveleve;
viii. Prokurorët publik dhe zëvendësprokurorët e të gjitha niveleve;
ix. Personat që kryejnë funksione publike në strukturat e rendit dhe sigurisë;
x. Personat e akredituar jashtë vendit si përfaqësues të Kosovës;
xi. Udhëheqësit e sekretarive dhe zyrave të tjera të Kryetarit të Kosovës, Kuvendit të
Kosovës, Qeverisë së Kosovës;
xii. Sekretarët e përhershëm të kryeministrisë dhe të ministrive si dhe udhëheqësit e
agjencive;
xiii. Udhëheqësit e departamenteve, drejtorateve apo institucioneve tjera të nivelit
qendror të krijuara me ligj apo akt tjetër, dhe vartësit e tyre të drejtpërdrejt në
hierarkinë e institucionit, e që i përgjigjen për punën e tyre Kuvendit të Kosovës,
Qeverisë së Kosovës apo ministrive/ave;
xiv. Kryetari, anëtarët e kuvendeve të Komunës dhe anëtarët e Komisioneve dhe
trupave tjera të kuvendeve të Komunës;
xv. Kryeshefi ekzekutiv, udhëheqësit e drejtorateve, inspektorateve dhe institucioneve
tjera komunale;
xvi. Auditorët dhe inspektorët e nivelit qendror dhe lokal;
xvii. Udhëheqësit e bankave, institucioneve financiare me kapital publik;
xviii. Udhëheqësit e ndërmarrjeve publike;
xix. Rektori, prorektori, anëtarët e këshillit drejtues, dekanët, prodekanët si dhe
sekretarët e universitetit publik; dhe
xx. Personat e huaj që ushtrojnë funksion publik në Kosovë, sipas porosisë dhe për
interes të Kosovës.

Neni 6
Personi i afërt me zyrtarin
Person i afërt me zyrtarin, sipas këtij ligji është bashkëshorti ose personi që bashkëjeton
me zyrtarin, të afërmit në vijë të drejt të gjakut pa kufizim, adoptuesi, i adoptuari, të
afërmit në vijë të tërthortë deri në shkallë të katërt, në gjini të krushqisë deri në shkallën e
dytë si dhe personat e tjerë për të cilët sipas bazave dhe rrethanave tjera konsiderohet se i
lidhë interesi me zyrtarin.

Neni 7
Konflikti i interesit
Konflikti i interesit është gjendja e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesit
privat të një zyrtari, kur gjatë ushtrimit të funksionit të tij zyrtari ose personi i afërt ka
interes privatë pasuror ose personal jo pasuror, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që
ndikon, ose mund të ndikoj në kryerjen në mënyrë të drejtë të funksionit publik, kur
gjendet në situata të shkeljes së mundshme të parimeve, të kufizimeve dhe ndalesave apo
detyrimeve, sipas dispozitave të këtij ligji.

Neni 8
Mënyra e sjelljes së zyrtarit
8.1 Zyrtari duhet ta kryej punën e tij me nder, me ndërgjegje si dhe në pajtim me
dispozitat kushtetuese, ligjin dhe dispozitat tjera që përcaktojnë pozitën e tij si dhe të
arsyetoj besimin e dhënë nga qytetarët që e kanë zgjedhur apo institucioni që e ka
emëruar.
8.2 Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik duhet të veproj në mbrojtje të interesit
publik dhe nuk ka të drejt që interesin e tij privat ta vërë para interesit publik, për
mbrojtjen e të cilit është zgjedhur apo emëruar.

Neni 9
Parimet e veprimit të zyrtarit
9.1 Zyrtari duhet ta kryej punën e tij me ndershmëri, ndërgjegje, paanshmëri, të ruajë
autoritetin e zyrtarit dhe institucionit dhe me punën e tij të rrisë besimin e qytetarëve në
institucione.
9.2 Zyrtari ushtron funksionin e tij në pajtim me ligjin dhe kodin e mirësjelljes.
9.3 Zyrtari përgjigjet personalisht për veprimet e tij gjatë ushtrimit të funksionit në të
cilin është emëruar apo zgjedhur nga institucioni apo qytetarët.
9.4 Zyrtari nuk ka të drejt të shfrytëzojë dhe duhet të përmbahet nga shfrytëzimi i
funksionit publik për përfitim personal.
9.5 Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk ka të drejt të krijojë marrëdhënie
varësie nga persona tjerë që do të mund të ndikonin në paanshmërinë dhe shprehjen e
vullnetit të lirë në vendimmarrje.
9.6 Zyrtari për punën që kryen në ushtrimin e funksionit nuk ka të drejt të pranojë apo
kërkojë shpërblim tjetër përveç kompensimit apo pagës nga institucioni.
9.7 Zyrtari nuk duhet të lejoj që interesat e tij private të bien në konflikt me funksionin e
tij. Ai duhet të shmang konfliktin e interesit pavarësisht nëse ai është real, apo i
mundshëm.
9.8 Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit të tij duhet të veprojë me transparencë duke
respektuar të drejtën e organeve përfaqësuese dhe të drejtën e qytetarëve që të
informohen për veprimet e zyrtarit si personalitet publik.

Neni 10
Kufizimi i zyrtarit në ushtrimin e veprimtarive të tjera, jashtë ushtrimit të
funksionit
Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk mund të ushtroj funksion tjetër,
përjashtimisht vetëm me pëlqimin e institucionit i cili e ka zgjedhur apo emëruar dhe që
nuk është në kundështim me dispozitat e këtij ligji apo ligjit tjetër.

Neni 11
Veprimet e ndaluara për zyrtarin
Zyrtarit në ushtrimin e veprimtarisë së tij i ndalohen këto veprime:
i. të kërkojë apo pranoj shpërblim apo premtim shpërblimi lidhur me ushtrimin e
funksionit:
ii. të fitojë ndonjë të drejt, apo të pranoj premtim për fitimin e saj, në rastet kur shkelet
parimi i barabarësisë para ligjit;
iii. keqpërdorimi i autorizimeve të cilat rrjedhin nga ushtrimi i funksionit publik;
iv. të kërkojë, përvetësojë, pranojë gjëra me vlerë apo shërbime në kompensim të votës
së tij në vendimmarrje;
v. të ndikojë në vendimin e ndonjë zyrtari apo trupi për arsye të përfitimit material
personal apo personit në lidhje me të;
vi. të premtojë punësim apo ndonjë të drejt tjetër në ndërrim për dhuratë apo dhuratë të
premtuar;
vii. të ndikojë në marrje – dhënie të punëve apo furnizimeve publike për përfitime
personale;
viii. të shfrytëzojë informatat e besueshme që i ka në dispozicion apo të marra në
mirëbesim në ushtrimin e funksionit për përfitime personale apo për përfitime të
personave të afërt;
ix. të ndikojë në vendimmarrje të organeve legjislative, gjyqësore apo ekzekutive duke
shfrytëzuar pozitën e zyrtarit me qëllim të përfitimit personal apo të personave të afërt;
x. të ndërmarr veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i përshtaten interesit personal të
tijë apo interesit të personave të afërt;
xi. të ndërmarr veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i përshtaten apo do të
favorizonin interesin privat të ndonjë personi tjetër në dëm të interesit publik.

Neni 12
Kufizimet e zyrtarit pas largimit nga ushtrimi i funksionit publik
12.1 Zyrtari i cili përfundon ushtrimin e funksionit publik nuk ka të drejtë për 1(një) vit
të punësohet ose të emërohet në pozitë udhëheqëse, apo të përfshihet në kontrollin e
ndërmarrjeve publike apo private, nëse detyrat e tij gjatë periudhës 2 (dy) vjeçare para
përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me
mbikëqyrjen apo kontrollin e afarizmit të atyre ndërmarrjeve.
12.2 Përjashtimet nga kufizimet sipas paragrafit 1 të këtij neni do të përcaktohen nga
Agjencioni me akt nënligjor.

Neni 13
Ushtrimi i veprimtarive tjera nga zyrtari
13.1 Zyrtari i zgjedhur si përfaqësues i partisë politike ruan të drejtën e ushtrimit të
funksionit në parti politike nëse me ligj të veçantë nuk është paraparë ndryshe.
13.2 Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik, zyrtari mund të ushtrojë punë nga lëmi
i shkencës, sportit, arsimit, kulturës dhe veprimtarisë humanitare.
13.3 Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik, zyrtari mund të realizojë fitime në bazë
të drejtave të autorit, patentat dhe të drejtave të ngjashme.

Neni 14
Anëtarësia e zyrtarit në organizata joqeveritare
14.1 Zyrtari mund të jetë anëtar i organit drejtues të organizatës joqeveritare nga lëmi i
veprimtarisë humanitare, të kulturës, sportit dhe të ngjashme pa të drejtë pagese,
përjashtimisht kompensimit për shpenzime të udhëtimit, dhe të ngjashme.
14.2 Organizata joqeveritare me anëtar të organit drejtues nga paragrafi 1 i këtij neni nuk
mund të përfitoj mjete nga buxheti i Kosovës nëse anëtari i organit drejtues të organizatës
joqeveritare, në cilësinë e zyrtarit, ka ndikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në
vendimmarrje, me rastin e vendosjes për Organizatat Joqeveritare përfituese nga mjetet e
buxhetit të Kosovës.

Neni 15
Detyrimi i zyrtarit për parandalimin e konfliktit të interesit
15.1 Me zgjedhjen ose emërimin e tij, zyrtari ka për detyrë të parandalojë dhe të zgjidhë
vetë, sa më parë dhe në mënyrën sa më efektive të mundshme, çdo situatë të konfliktit të
tij të interesit.
15.2 Në rast se zyrtari është në mëdyshje për ekzistencën apo jo të një konflikti interesi të
lidhur me të, ai duhet të këshillohet sa më parë me udhëheqësin e drejtpërdrejtë apo
organin udhëheqës.
15.3 Çdo udhëheqës dhe institucion udhëheqës duhet të marrin të gjitha masat e
nevojshme për të parandaluar dhe zgjidhur rastet e konfliktit të interesit.
15.4 Në rast se udhëheqësi apo institucioni udhëheqës nuk është i bindur për ekzistimin e
konfliktit të interesit apo dyshon se edhe ai ka ose mund të ketë konflikt të interesit
atëherë i drejtohet Agjencionit, për marrje të vendimit për rastin.
15.5 Zyrtarët udhëheqës të institucioneve, që nuk kanë udhëheqës të drejtpërdrejt për
situatën e përshkruar në paragrafin 2 të këtij neni i drejtohen Agjencionit.

Neni 16
Ndikimi në vullnetin e zyrtarit
16.1 Nëse ndaj zyrtarit gjatë dhe lidhur me ushtrimin e funksionit publik ushtrohet
ndikim i drejtpërdrejt apo i tërthortë, haptazi apo në mënyrë anonime për të votuar apo
marr vendim të caktuar, duhet të njoftoj me shkrim udhëheqësin apo organin udhëheqës
që të mënjanohen ndikimet mbi vullnetin e tij.
16.2 Rasti i tentimit të ndikimit në vullnetin e zyrtarit nga paragrafi 1 i këtij neni duhet ti
lajmërohet institucionit që e ka zgjedhur apo emëruar si dhe Agjencionit i cili pas
shqyrtimit do të vendos nëse ka nevojë ose jo të lajmërohet rasti organeve të ndjekjes.
16.3 Në rast tentim të ndikimit në vullnetin e zyrtarit, sipas paragrafit 1 të këtij neni
zyrtari duhet të veproj në pajtim me ligjin duke ndërmarr këta hapa:
i. të refuzojë ofertën e tillë;
ii. të provojë identifikimin e personit që ka bërë ofertën e tillë nëse oferta është anonime;
iii. nëse është fjala për dhuratë e cila për shkak të rrethanave nuk mund të kthehet, zyrtari
duhet menjëherë ta njoftojë me shkrim dhe ta dorëzojë të udhëheqësi mundësisht sa më
shpejt, maksimalisht deri në 5 (pesë) ditë; si dhe
iv. të tregojë dëshmitarët e ndodhisë nëse kjo është e mundur.
16.4 Votimi dhe vendimi i marrë nën ndikim mbi vullnetin e zyrtarit është i pavlefshëm.

Neni 17
Bartja e të drejtave në drejtimin e ndërmarrjes
17.1 Zyrtari pronar i aksioneve gjegjësisht pjesës së kapitalit, në vlerë mbi 20%, të
kapitalit të ndërmarrjes gjatë kohës së ushtrimit të funksionit duhet ti bart të drejtat në
drejtimin e ndërmarrjes në ndonjë person tjetër (në tekstin në vijim personi i besuar), por
jo në personat nga neni 6 i këtij ligji.
17.2 Personi i besuar nga paragrafi 1 i këtij neni do të veprojë në drejtim të realizimit të
drejtave të anëtarit dhe të drejtave nga kapitali në emër të tij por për llogari të zyrtarit.
17.3 Personi i besuar, nga paragrafi 1 i këtij neni konsiderohet person i afërt në kuptim të
nenit 6 të këtij ligji.
17.4 Nëse personi i besuar krijon marrëdhënie afariste me institucionet e qeverisjes
qendrore apo lokale, me ndërmarrjet publike apo me ndërmarrjet ku kapitali i pronës
publike ka më shumë se 25% të kapitalit apo aksioneve, është i detyruar që të njoftoj
zyrtarin lidhur me marrëdhëniet e tilla afariste.
17.5 Gjatë kohës derisa të drejtat për administrim me ndërmarrjen i janë bartur personit
tjetër, zyrtari nuk ka të drejtë të jap informata, udhëzime, urdhëresa apo në ndonjë
mënyrë tjetër të qëndroj në lidhje me personin e besuar ashtu që të ketë ndikim në
realizimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrave që dalin nga të drejtat e anëtarëve të
ndërmarrjeve të tilla.
17.6 Zyrtari ka të drejt që 1 (njëherë) në vit të informohet për ecuritë dhe gjendjen në
ndërmarrjen ku ka pjesëmarrje, më shum se një her në vit mund të informohet për
gjendjen në ndërmarrje vetëm sipasë kërkesës së aprovuar nga Agjencioni.
17.7 Zyrtari nuk mund të jetë anëtar i organeve drejtuese të ndërmarrjeve.
17.8 Përjashtimisht zyrtari mund të jetë anëtar i organit drejtues të ndërmarrjes në pronë
publike apo shoqatës aksionare me pronë publike, mirëpo pa të drejt kompensimi apo
pranimi të dhuratës përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe
shpenzimeve tjera të nevojshme.
17.9 Zyrtari ka të drejt të jetë anëtar i organeve drejtuese dhe mbikëqyrëse i personave të
tjerë juridik jofitimprurës dhe personave juridik tjerë, të cilat kryejnë punë shkencore,
humanitare, kulturore, sportive dhe veprimtari të ngjashme, por pa të drejt pranimi të
kompensimit dhe të dhuratave në atë cilësi, përveç të drejtës në kompensim të
shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve tjera të nevojshme.
17.10 Zyrtari i cili ushtron veprimtari të pavarur, ndërmarrje apo veprimtari tjetër
fitimprurëse, është i detyruar për këtë të lajmërojnë institucionin ku ushtron funksioni
publik në afatin prej tridhjetë ditësh nga dita e pranimit të funksionit.

Neni 18
Përgjegjësia për zbatimin e këtij ligji
Autoriteti qendror kompetent për zbatimin e këtij ligji është Agjencioni Kosovar i
Antikorrupcionit.

Neni 19
Baza e veprimit të Agjencionit
Agjencioni vepron duke u bazuar në këtë ligj dhe në legjislacionin tjetër në fuqi lidhur
me këtë qështje.

Neni 20
Inicimi i procedurës nga Agjencioni
20.1 Procedura para Agjencionit fillon zyrtarisht nga Agjencioni, me kërkesën e
udhëheqësit mbikëqyrës, organit mbikëqyrës të zyrtarit apo me kërkesën e vet zyrtarit.
20.2 Agjencioni mund ta fillojë procedurën në bazë të lajmërimit të ndonjë personi tjetër
apo lajmërimit anonim.
20.3 Agjencioni për fillimin e procedurës do ta informojë zyrtarin dhe do të kërkojë
ballafaqimin e tij me deponimet e denoncimit.
20.4 Procedura nga Agjencioni është e mbyllur për publikun. Agjencioni i bën të njohura
vetëm rezultatet përfundimtare të procedurës së zhvilluar.
20.5 Agjencioni në rast të dyshimit për ekzistimin e shkeljes do të njoftoj zyrtarin për të
cilin ekziston dyshimi se ka bërë shkelje të rregullave të sjelljes të përcaktuara me këtë
ligj.
20.6 Agjencioni në mënyrë të pavarur i vërteton faktet, ndërsa institucionet tjera në
kuadër të kompetencave të tyre janë të detyruara që pa shtyrje, sipas kërkesës së
Agjencionit t’i vejnë në disponim faktet dhe të dhënat e kërkuara.
20.7 Pas zhvillimit të procedurave të parapara, Agjencioni, bie vendim në formë të
shkruar, nëse veprimet e caktuara apo lëshimet e zyrtarit, paraqesin shkelje të këtij ligji.
20.8 Vendimi sipas paragrafit 7, të këtij neni i dërgohet për ekzekutim institucionit ku
punon zyrtari përkatës, duke pasur parasysh edhe Ligjin Kundër –Korrupcionit.
20.9 Për shqyrtimin e ankesave kundër vendimeve, nga paragrafi 7 i këtij neni,
Agjencioni formon Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave. Organizimi dhe funksionimi
i Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave do të rregullohet me akt nënligjor.

Neni 21
Sanksionet për shkeljen e dispozitave të këtij ligji
Zyrtari, me pranimin e funksionit publik sipas nenit 5 të këtij ligji, do të jep deklaratë me
shkrim e cila përmban edhe pëlqimin për zhvillimin e procedurës para Agjencionit. Sipas
kërkesave të këtij ligji zyrtarët do të japin deklaratën, që sipas propozimit dhe kërkesës së
Agjencionit do të ofrojnë dorëheqje, institucionit i cili ka bërë emërimin e tij, për format
më të rënda të shkeljeve të këtij ligji.

Neni 22
Mos përjashtimi i përgjegjësive tjera ligjore
Dispozitat e këtij ligji nuk përjashtojnë përgjegjësinë disiplinore, materiale e penale të
zyrtarit sipas ligjeve përkatëse për rastet që trajtohen nga Agjencioni sipas këtij ligji.

Neni 23
Zbatimi i ligjit
Për zbatimin e këtij ligji, Agjencioni, nxjerr aktet përkatëse nënligjore.

Neni 24
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe 30 ditë shpalljes nga

2 nëntor 2007

Kryetari i Kuvendit të Kosovës,
_____________________
Kolё Berisha

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: