Departmamenti për Parandalimin e Korrupsionit (AKK)

Në pika të përgjithshme ky departament ka për detyrë të marri masa për papajtueshmërinë mes mbajtjes së posteve publike dhe kryerjes së aktiviteteve fitimprurëse për personat zyrtar, kufizimet në lidhje me pranimin e dhuratave të lidhura me kryerjen e punëve në detyrë, mbikëqyrjen e pasurive të tyre si dhe të personave në lidhje të afërt me ta dhe kufizimet në lidhje me subjektet kontraktuese që marrin pjesë në tenderët publikë duke kryer biznes me firmat ku personi zyrtari ose një person në mardhënie të afërt me të është i përfshirë.

Konkretisht ky departament kryen këto aktivitete:

  • ushtrimin e kompetencave të Agjensionit në fushën e konfliktit të interesave, pranimit
  • të dhuratave dhe mbikëqyrjes së pasurive;
  • përgatitjen e paralajmërimeve për personat zyrtar sipas nenit 29.1 të Ligjit kundër Korrupsionit;
  • mbledh të dhënat për personat që kanë detyrimin për deklarim;
  • përgatitjen e propozimeve për fillimin e procedurës për shkarkim të personave zyrtar nga organi kompetent sipas nenit 29.2 të Ligjit Kundër Korrupsionit,
  • propozon publikimin në Gazetën Zyrtare të subjekteve që për shkak të shkeljeve të Ligjit kundër Korrupsionit përjashtohen për një kohë të caktuar nga pjesëmarrja në tenderët publikë në territorin e Kosovës;
  • përgatit formën dhe përmbajtjen e katalogut (standard) të dhuratave që mbahen nga organet e administratës publike;
  • përgatit listën për evidentimin e dhuratave që janë në ruajtje të organeve të administratës publike;
  • përgatit formularin e posaçëm të deklarimit të pasurive i cili përmban informacionet e parashikuara nga nenet 40 dhe 41 të Ligjit Kundër Korrupsionit;
  • përgatit listën dhe llojet e dëshmive sipas nenit 41.3 të Ligjit kundër Korrupsionit që personi zyrtar duhet të vërë në dispozicion,
  • përgatit paralajmërimet për personat zyrtar sipas nenit 43.1 të Ligjit kundër Korrupsionit;
  • përgatitjen e propozimeve për fillimin e procedurës për shkarkim të personave zyrtar nga organi kompetent sipas nenit 43.4 Ligjit kundër Korrupsionit;
  • përgatit pjesën e raportit që ka të bëjë me mbikëqyrjen e pasurive, konfliktin e interesave dhe pranimin e dhuratave;

http://www.akk-ks.org/?cid=1,41,21

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: