Për ne

Lëvizja FOL

Vizioni i Lëvizjes FOL është që Qytetaret e Kosovës janë pjesëmarrës aktive në procesin vendimmarrës dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së bashkësisë së tyre dhe janë kërkues të llogarisë nga zyrtaret e zgjedhur .

Misioni: Lëvizja FOL është organizatë jo-qeveritare që promovon lirinë e fjalës dhe angazhohet për mirëqeverisje, qytetari aktive si dhe zhvillim të kulturës së debatit. Në arritjen e këtyre qëllimeve FOL do të përqendrohet në hulumtime dhe fushata advokimi, në rrjetëzime si dhe në mobilizim.

Lëvizja FOL filloi aktivitetin e vetë si Aksioni Qytetar FOL’08 duke funksionuar në kuadër të programit për Qytetari Aktive të Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ). 8 Shtator 2008 shënon aktivitetin dhe reagimin e parë të Lëvizjes FOL kundër vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për ngritjen e pagës së tij. Përmes një aksioni në rrugë, duke ftuar qytetarët e vendit që të japin lëmosh për të ndihmuar Kryetarin të ngrit pagën e vetë duke qenë se udhëheq shtetin më të varfër në Evropë. Ky aksioni simbolik, gëzoi vëmendjen e të gjitha medieve, duke zën vend në faqet e para të gazetave kryesor të vendit. Presidenti të njëjtën ditë më vonë se ka anuluar vendimin tij paraprak për ngritje të pagës kjo si rezultat i presionit nga mediet si dhe shoqëria civile.

Ky pa dyshim që shënoi një fillim të mbarë të punës së FOL, e cila për mision të saj ka të promovoj lirinë e shprehjes dhe fjalës dhe punon për të fuqizuar ndikimin qytetar në vendimmarrje, përmes; debatit, mbështetjes dhe nxitjes së pjesëmarrjes qytetare dhe studimeve në fushën e qeverisjes për qëllime të qeverisjes së mirë, përparimit të demokracisë dhe shoqërisë së hapur.
Ne punojmë sepse dëshirojmë të shohim qytetaret e Kosovës janë pjesëmarrës aktive në procesin vendimmarrës dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së bashkësisë së tyre dhe janë kërkues të llogarisë nga zyrtaret e zgjedhur.

Vetë emri i organizatës përfaqëson në vete një qëllim dhe vlerë të demokracisë. Kosova si shteti më i ri në planet, që nga viti 1999 po përjeton edhe procesin e ndërtimit të demokracisë, e cila nuk mund të arrihet pa qytetar që do të flasin për problemet e tyre dhe do ti flasin qeverisë për të kërkuar llogari nga zyrtaret e zgjedhur.

Konflikti i Interesit, Qasja në Dokumente Zyrtare, Pasuria e Zyrtareve të Lartë Publik, Angazhimi Qytetar, Funksionimi i Institucioneve të Pavarura si dhe Kultura e debatit përbëjnë çështjet kryesore të punës së FOL. Në përmbushje të këtyre qëllimeve FOL, mëton të zbusë apatinë dhe indiferencën e qytetareve ndaj vendimmarrjes si dhe të kundërtën, indiferencën e vendimmarrësve ndaj qytetarëve. FOL nëpërmjet hulumtimit, mobilizimit, avokimit dhe rrjetëzimit, do të realizoj aktivitete që do të rrisin presion publik në proceset vendimmarrëse, politike, ekonomike e sociale për të shtyrë përpara alternativa dhe mundësi më të mira të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.

FOL nënkupton një thirrje për kritikë dhe opozitë konstruktive kundrejt politikave jo-funksionale, abuzimit me pushtetin dhe fuqinë politike. FOL, kërkon nga qytetarët, tanimë të një shteti të pavarur që të reagojnë për të mbrojtur vetë shtetin për të cilin u sakrifikuan dhe punuan. FOL ofron dhe mbështet individët dhe organizatat që punojnë për të përparuar përpjekjet në zhvillimin dhe ndërtimin e shoqërisë së hapur dhe demokratike. Ne do të mbështesim angazhimin qytetar konstruktive për të kundërshtuar veprime që kërcënojmë dhe degradojnë të drejtat e individit.

QASJA
Në arritjen e qëllimeve strategjike Lëvizja FOL do të përqendrohet në këto forma të aktivitetit:

Kërkime dhe Avokim; Qëndrime për politika publike si dhe diskutime dhe tryeza te rrumbullakëta, monitorimi i autoriteteve vendimmarrëse dhe verifikimi i deklaratave dhe premtimeve të vendimmarrësve.

Rrjetëzimi dhe Mobilizimi: Performanca publike (Teatër rrugor), edukimi për qytetari aktive, rrjetëzim të OJQ-ve dhe sindikatave dhe rrjetëzimi i aktivistëve

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: