Procedurat e raportimit tek institucionet te rasteve korruptive

Te gjithe personat te cilet kane informacion mbi rastet korruptive ose jane ndeshur e ndeshen vazhdimisht me abuzime ne jeten e tyre te përditshme, kontaktoni Agjensioni Kosovar kunder Korrupsionit.Të gjitha mënyrat e raportimit janë të besueshme dhe konfidenciale:

Kontaktoni me telefon ne:
00 381 (0) 38 248 563/5
044 082 82 (thirrjet pa pagese

Per cdo rast te cilin deshironi te raportoni raste korruptive ju mund te kontaktoni prane Agjensionit me ane te telefonit pa pagese, ne numrin 044 082 82. Te gjitha telefonatat e bere ne kete numer dhe informacioni i marre prej tyre sherben vetem si e dhene ne Agjension. Sherbimi i thirrjeve pa pagese funksion gjate 24 oreve.

Kontaktoni personalisht ne adresen:
Agjensioni Kosovar kunder Korrupsionit
Rruga “Bajram Kelmendi”, Nr. 31, Prishtine, Kosove

Ju mund te paraqiteni personalisht per te raportuar mbi rastin/rastet qe keni per te hasur.  Ne momentin qe ju paraqiteni prane Agjensionit, raportimi juaj do te regjistrohet nga punonjësit e Agjensionit te cilet do tiu tregojne dhe hapat e metejshem qe do te ndiqen.

Kontaktoni me ane te postes elektronike ne:
www.akk-ks.org

Raportimi juaj mund te kryhet me ane te postes elektronike permes faqes se internetit te Agjensionit www.akk-ks.org, ne seksionin “raportimi i korrupsionit online”. Raportimi/et te dërguara me ate te postes elektronike sherbejne vetem si e dhene informative per Agjensionin.

Nese ju se bashku me raportimin do te dergoni dhe kontaktet tuaja atehere punonjësit e Agjensionit do t’iu kontaktojne menjehere dhe do t’iu bejne te ditur hapat e metejshem.

Me ane te postes ne adresen:
Agjensioni Kosovar kunder Korrupsionit
Rruga “Bajram Kelmendi”, Nr. 31, Prishtine, Kosove

Gjithashtu ju mund te raportoni rastet prane Agjensionit permes letrave te dërguara me poste ne adresen e mesiperme. Te gjitha informacionet e dërguara nga ju do te regjistrohen prej punonjësve te Agjensionit. Nese ne letren tuaj, ju vendosni dhe kontaktet tuaja, atehere ju do te kontaktoheni nga punonjësit e Agjensionit per t’iu njohur me hapat e metejshem.

Te gjitha menyrat e raportimeve jane konfidenciale dhe te besueshme

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: